Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxheti për vitin 2022 për fermerët. Rama tha se qëllimi është që të gjithë investimet që bëhen në bujqësi të maksimizohen për të rritur produktivitetin përmes shembujve pozitivë. Për Ramën një shembull i mirë janë pikat grumbulluese dhe se numri i tyre do të vijojë të rritet, por u ka kërkuar atyre që paratë të shkojnë në mbështetje të fermerët dhe jo në përfitojnë prej tyre. Rama foli edhe për protestën e fermerëve ku tha se ata janë të keqinformuar.
“Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim rimbursimin e 6 % dhe çfarë do të bëhet me këto para? Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapacitete logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri. Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve. Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë , sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin. 9 milion dollar të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit. Sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet se brendshmi sektori dhe me tregtues dhe grumbullues, aq më e vështirë bëhet që të mbijetosh i vetëm. Të maksimizojmë fondet që janë në dispozicion të bujqësisë dhe në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se deri më tani është arritur vlera e 400 milionë eksporteve, ndërsa synim është 1 miliardë.
“Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituar dhe vazhdojmë punë për rehabilitime tyre. Për të shkuar më tutje tek vlera e eksporteve. Kemi kapur 400 mln, një shifër e pamendueshme 7-8 vite më parë, të cilat mund duhet dhe do t’i rrisim ne duam të shkojmë në 1 miliardë, eksportet të kombinuara të bujqësisë dhe peshkimit. E kemi rritur kapacitetin për të financuar bujqësinë sepse e kemi rritur kapacitetin për të marrë financime nga Bashkimi Evropian”, tha Rama.
/Priza.al/