Buxheti 2022 për Shëndetësinë, Rama: Brenda mandatit 40% rritje pagash për mjekët! Vlerësimi i tyre sipas performancës!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme buxhetin e shëndetësisë  për vitin 2022. Sipas Ramës është parashikuar një rritje prej 63% për mjekët dhe infermierët dhe deri në fund të mandatit të tretë do të riten edhe 40%.

Rama tha se këto vite janë bërë një sërë investimesh, si infrastrukturore, por edhe burime njerëzore, duke krijuar spitale në shumicën e qyteteve, të standardeve Evropiane.

Deklarata e Ramës:

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt de ambicia jonë është që pagat të rriten çdo vit, me synimin për të kapur plus 40% brenda këtij mandate të tretë. Kur e sheh sot panoramën e ndryshimeve në shëndetësi, të vjen gjithmonë parasysh e keqja që e mira nuk ka asnjëherë fund dhe kjo është në natyrën njerëzore, sepse nëse njeriu do të ishte peng të këqijave që kalon do e kishte të pamundur të aspironte për të mira më të mëdha.

Megjithatë, është e rëndësishme që ndërkohë që aspirojmë për shumë më tepër dhe që patjetër gjithçka është bërë në fushën e shëndetësisë si në fushat e tjera, e të mos harrojmë nga se jemi nisur. Ka qenë situatë e pa imagjinueshme kur morëm detyrën, por për ju ka qenë jeta profesionale në një xhungël ku falë ndërhyrjes së jashtëzakonshme të bluzëve të bardha. Vërtetë është shumë inkurajuese kjo që kemi bërë.

Ne për detyrën jemi zgjedhur dhe të gjithë qeveritë për detyrën janë zgjedhur. Dallimin e bën fakti se si bëj detyrën. Kur e imagjinon që volume i investimeve në letër, për sistemin tonë shëndetësor të 25 viteve që pararendën këtë periudhë transofrimimi është shumë më i madh se volumi i investimeve të bëra. Kur mendon se me çfarë instrumentesh mjekësore punonit ju para pak vitesh, është e pa imagjinueshme që në mes të Evropës, në Shqipëri, në maternitete mjekët hynin në salla, si në sallë të tregimeve nga koha e luftës. Kjo ndodhte deri pak vite përpara dhe sot është diçka absolutisht tjetër. Apo kur, mendon që çfarë bëhej në qendrën spitalore universitare brenda disa vitesh. Një stacion i madh trenash që vinin para katra anësh. Është e pa diskutueshme që sot kushtet profesionale për mjekët dhe infermierët janë shumë dinjitoze dhe krijojnë një bazë solide për të marrë vendimet e duhura, apo kur mendon që sistemi i rimbursimit deri para disa vitesh linte jashtë komplet afro 600 mijë njerëz të pa siguruar për shkak mundësish. Kur mendon që volume financiar i investimeve është më shumë se sa i dyfishuar, pothuajse trefishuar dhe mbulon çdo kënd pavarësisht nëse është i siguruar apo jo.

Sot, patjetër ka akoma qendra shëndetësore që janë si ato që sapo përmenda, por janë 300 qendra në pika kyce që nuk kanë të krahasuar për nga standardet që ofrojnë për një vizitë dhe ndërkohë kanë kontribuar ndjeshëm në spitalet kryesore dhe sidomos në spitalin kryesor në Tiranë. Realiteti i vështirësive të mjekëve nuk kuptohet. Edhe unë nuk kam qenë në gjendje ta kuptoj siç nuk kuptoj sot, se sa e vështirë është jeta e një mjeku e një infermieri në kushtet kur nuk ka kusht. Jo vetëm kaq, por nuk kuptohet me detaje, as gjithë kontributi i jashtëzakonshëm i këtij sistemi sot, falë faktit që mjekëve dhe infermierëve i janë vendosur në dispozicion kushte më të mira dhe pse jo kudo të mjaftueshme. Ata që nuk duan t’i dëgjojnë, kuptojnë dhe duan më shumë për ne është e nevojshme që të jemi të qartë ku duhet të shkojmë, se sa fjala që thotë se sa më larg të shikosh mbrapa aq më larg do të shkosh përpara. Sot po rindërtojmë në një sistem pajisjesh të fjalës së fundit”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *