Partia Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar.
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se në mbledhje është diskutuar projektligji për buxhetin 2023 dhe emigracioni i të rinjve.
Boçi theksoi se vendi po përballet me një katastrofë të madhe (emigracionin) dhe se buxheti i propozuar nga qeveria varfëron dhe më tepër shqiptarët.
“Emigracioni është katastrofa më e madhe, përgjegjës është Rama. Të rinjtë po ikin pas në vend po mbizotëron korrupsioni, vjedhja e Rama sjell një buxhet që nuk garanton asgjë. Buxheti godet buxhetin, studentët dhe nxit ikjen e të rinjve. Buxheti varfëron vendin dhe përshkallëzon mjerimin e Shqipërisë. Ne si grup do shprehim kundërshtimet me argumente”, tha ai.