Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet projektbuxheti 2023.
Ibrahimajj tha se qeveria synon që borxhi publik të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.
Sakaq theksoi se vendi ynë pritet të mrrë një mbështetje buxhetore prej 120 milionë euro.
“Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik buxheti, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhet të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai I emetuar në 2018, çka do reduktoj riskun e emetimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase. Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme. Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore me vlerën potenciale deri në 120 milionë euro e cila do të shtohet në të njëjtën vlerë dhe nga agjencia franceze për zhvillim. Financimi në skenarin bazë është thuajse i sigurtë pavarësisht nëse do dalim në eurobond. Në skenarin pesimist, parashikohet dhe mos dalja në treg. Linja rezervë, alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN në dispozicion që në kohën e pandemisë, vlerë 180 mln euro, që MFE e ka mbajtur për raste vështirësie të buxhetit”, tha ajo.