Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Komisionit për Punë, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, tha se buxheti në vitin 2023 ka një rritje për të dy sektorët, atë të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Gjatë fjalës së saj në Komision, Manstirliu tha rritja e buxhetit për vitin 2023 do t’i dedikohet rritjes së pagave për punonjësit e shëndetësisë duke filluar nga korriku i vitit 2023 do të ketë një rritje sërish me 6% për punonjësit e shëndetësisë.
Më tej, Manastirliu shtoi se rritja e buxhetit do të shkojë për zgjerimin e shërbimeve falas dhe politika të reja sociale. Buxheti i vitit 2023 do të mbështesë të gjitha kategoritë në nevojë me fokus të veçantë nënat kryefamiljare me mbi tre fëmijë.
“Përsa i përket rritjes së buxhetit për vitin 2023 do t’i dedikohet rritjes së pagave për punonjësit e shëndetësisë duke filluar nga korriku vitit 2023 do të ketë një rritje sërish me 6% për punonjësit e shëndetësisë. Duke krijuar premisa edhe për politika të reja, rritja e buxhetit për vitin 2023 shkon për zgjerimin e skemës së rimbursimit të barnave falas për qytetarët duke mundësuar më shumë trajtime dhe alternative mjekimi për skemën e rimbursimit. Do të kemi një zgjerim përsa i përket skemës së rimbursimit të barnave falas duke mundësuar rritjen e buxhetit për skemë rimbursimi me 3.6%.
Përsa i përket mbrojtjes sociale do të përfshihet një politikë e re e dalë edhe nga nisma e Këshillimit Kombëtar përsa i përket nënave të papuna me mbi tre fëmijë të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e para të fëmijës me një fond të dedikuar prej 600 milionë lekë në programet e mbrojtjes sociale. Gjithashtu do të vijojë mbështetja përsa i përket mbështetjes së programeve të ndihmës ekonomike, pagesave të paaftësisë dhe Fondit Social për ngritjen e shërbimeve sociale në territor”, tha Manastirliu.