Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar projektbuxhetin 2023 te Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Manja tha se me buxhetin prej 11.9 miliardë lekë është parashikuar ndërtimi i një instituti për rehabilitimin e të miturve në Mëzezë dhe burgu i grave.
Sakaq shtoi se do të ketë buxhet për uniformat e punonjësve të policisë së burgjeve, ku theksoi se uniforma lidhet fond me dinjitetin e policisë.
“Buxheti i Drejtësisë është 11. 9 miliardë lek dhe është rritur me 0.8%. Ky buxhet garanton efekt shtesë për pagat e punonjësve të burgjeve. Ne i kemi paguar dhe punonjësit e policisë janë të barazuar me ato të Shtetit. Rritjen më të lartë e kanë marrë punonjësit bazë. Kjo do të jetë një shtesë e përhershme. Ky buxhet garanton edhe rritjen me 7% për punonjësit e tjerë dhe akomodon uniformat e reja. Është e rëndësime uniforma pasi lidhet me dinjiteti për punonjësit e policisë së burgjeve, ku do dizenjohen dhe gradat e reja. Instituti i rehabilitimit për të miturve që do ndërtohet në Mëzezë, do trajtojë adoleshentët e moshës 14-20 vjeç, ku sigurohet se nuk do të ketë asnjë mungesë. Do ndërtojmë dhe burgun e grave në Tiranë, projekti është gati. Do të kemi rritjen e ekspertimeve për institutin e mjekësisë ligjore dhe do rikonstruktojmë spitalin e burgut në Tiranë”, tha ai.