Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prezantuar ditën e djeshme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, buxhetin 2023.
Margariti në ‘Facebook’ shkruan se pavarësisht sfidave që pritet ky buxhet, ministria nuk do të heqë dorë nga nismat për të finalizuar infrastrukturën e denjë për artistët e teatrit, të arteve pamore, për artistët e pavarur, për krijuesit e rinj etj.
Sakaq thekson se një fokus të madh do të dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore.
Postimi i plotë:
Sot, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për të diskutuar në parim projektligjin ? “Për Buxhetin e Vitit 2023”.
?? Ashtu si buxheti i vitit 2022 edhe ai i vitit që pason do të jetë buxheti i sfidave të mëdha.
Në një kohë lufte dhe krize globale, do të duhet të përballemi me vështirësi, me zëra buxhetesh të reduktuara, por pa hequr dorë nga nismat dhe projektet tona të mëdha, që finalizojnë një infrastrukturë të denjë për artistët e teatrit, të arteve pamore, për artistët e pavarur, për krijuesit e rinj dhe mbi të gjitha për më të vegjlit.
? Por do të vijojmë sërish me mbështetjen për banorët e qendrave historike përmes Bonusin e Rijetësimit, me Javët Kulturore Ndërkombëtare dhe Art në Hapësira Publike.
? Do të mbështesim projektet e artistëve të rinj dhe mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë #kulturore materiale dhe jomateriale.