Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se buxheti dhe paketa fiskale që po diskutohen në parlament merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se buxheti nuk i jep përgjigje nevojave që kanë shqiptarët por, përkundrazi shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë!
Më tej ajo thekson se kjo është arsyeja se pse ikin shqiptarët pasi ndihen të pasigurtë.
“Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A i jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët? A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30% e që po varfëron çdo shqiptar? A jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? Që sot po ulin konsumin dhe po varfërojnë familjet? A i jep përgjigje sot faturave të rritura të arsimit? Energjisë? Në mënyrë absolute jo!
Nuk merret me asnjë nga këto shqetësime. Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! Taksa të rritura! Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP. Pastaj pyesim veten përse shqiptarët po largohen?! Largohen pasi ndjehen të pasigurtë!”, shkruan Tabaku.