Buxheti/ Drejtori i Policisë: Do të investojmë në infrastrukturë! Kush do të marrë nga janari shtesë 50% …

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se për herë të parë ka një rritje me 81% krahasuar me 1 vit më parë. Ai tha se do të ketë rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

“Prej më shumë se 4 vite është aplikuar marrja me qira e mjeteve të transportit rrugor që konsiderohet si modeli më efektiv, nisur nga avantazhet financiare dhe operative. Fondet për investime me financim të brendshëm për herë të parë me rritje me 81%, 550 mln lekë më shumë krahasuar me vitin aktual.

Do të financohen objekte dhe blerje pajisje speciale për policinë kriminale, teknologjinë e informacion dhe policinë shkencore. Vetëm për rinovimin e sistemit të transmetimit datacom do të bëhet e mundur ndërlidhja e 85% të strukturave. Do të vijojë rinovimi i armatimit”, tha Nano.

Ai tha se nga janari i vitit 2022, do të jenë 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit që do të paguhen shtesë me 50% të pagës aktuale.

Ndër të tjera, Gledis Nano tha se këtë rritje me 50% shtesë të pagesës aktuale do ta marrin për herë të parë edhe punonjësit që kanë gradën inspektor.

“Me buxhetin e vitit 2022, shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, trajtim me paga e shtesë mbi pagë, pagesën e punës në orët e natës, mbi kohë e punës, trajtim të vecantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale. Për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë”,  u shpreh drejtori Nano.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *