Buxheti për Arsimin/ denoncimi i PD: Mashtrim, mësuesit në Belsh s’kanë marrë paratë, heshtin

Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka akuzuar qeverinë se propagandon me buxhetin ndërkohë që arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor.

Ajo tregon një video  të drejtorit ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj. Sipas saj pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *