Buxheti për Gjykatën Kushtetuese/ Alibeaj nga Ligjet: A i plotësohen kërkesat apo qeveria ia shkurton?

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbajtur këtë të hënë për të diskutuar, buxhetin lidhur me presidencën, gjykatën dhe komisionarin për shërbimin civil.

I pranishëm në komision, deputeti Enkelejd Alibeaj ka drejtuar disa pyetje lidhur me pavarësinë financiare të Gjykatës Kushtetuese.

Sakaq theksoi se qeveria duhet të respektojë kërkesën e Gjykatës lidhur me nevojat financiare që kjo e fundit ka.

“Një nga elementët thelbësor për pavarësi, është ajo financiare. Kjo mbrohet dhe me Kushtetutë, a e praktikon qeveria që nëse gjykata kërkon 10 lekë ju i jepni 7. Si e konsideron qeveria administrimin e pavarur të Gjykatës.

Nëse Gjykata Kushtetuese bën analizën e nevojave që ka, paraqet kërkesën ju si qeveri ia jepni të drejtën për t’i shkurtuar buxhetin. Apo respektoni siç e sjellën ata kërkesën?”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *