Buza ‘vesh më vesh’ dhe asnjë shenjë pendese…/Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dalin para Gjykatës pasi tentuan arratisjen nga burgu 313  

Tre ditë më parë tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë me çarçaf, por sot duket se atyre nuk u bënë përshtypje që kanë mbi supe edhe një tjetër dënim tashmë.

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë në lidhje me arratisjen e dështuar nga burgu.

Të buzëqeshur dhe duke bërë mimika, Çekaj dhe Pjetri, po presin vendimin.

Featured image of article: Tentuan arratisjen nga burgu 313 me çarçaf! Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dalin të buzëqeshur para Gjykatës

Ata tentuan disa ditë më parë të arratiseshin duke zbatuar një skenar si nëpër filma, por nuk ia dolën dhe në përpjekje e sipër plagosën edhe një gardian.

Tashmë ata do të njihen me vendimin e Gjykatës për ta teksa kanë dënime të mëparshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *