Deputeti i PD Oerd Bylykbashi komentoi protestën e mbajtur në 7 korrik, ku sipas tij nisi përplasja e vërtetë e opozitës me qeverinë.
Ai gjithashtu tha se protesta ishe e të gjithave shtresave dhe se ata nuk e pranonin më qeverinë e Edi Ramës.
“Gjykoj që në 7 korrik filloi përplasja e opozitës me qeverinë e Edi Ramës. Protesta ishte me mesazhe të qarta dhe të gjitha shtresat. Ajo që ishim të bindur ishte se deputetë PD që u derdhën në atë shesh për luftën që na bëjnë bashkë. Bashkon të gjithë ata që nuk e pranojnë më këtë qeverisje. Ishte protestë e thirrur nga Berisha dhe të gjithë iu përgjigjen atin mesazhi, përmbysjes së Edi Ramës”, tha ai.