Bylykbashi: Të ngrihet komisioni Hetimor për dosjen McGonigal, po shkelen të drejtat e Opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashki, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare është shprehur se parlamenti po dhunon edhe kërkesat e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të arrestuar në SHBA McGonigal.

Fjala Bylykbashit: “Ne kemi bërë kërkesë mbi atë ligj, kërkojmë që ai komision të ngrihet sepse duhet të dalin këtu të gjitha sjellkjet e tij të zeza, për të gjitha tentativat për të zhdukur Opozitën. Sot u ka ulur kokën Edi Rama dhe socialistëve që votojnë të verbër. Ky parlament dhunon edhe atë që kërkon Gjykata Kushtetuese. Ata duhet të ishin këtu në sallë, por ju i latë jashtë në mënyrë të paligjshme, nuk janë këtu sepse as nuk janë njoftuar për mbledhjen e Byrosë. Këtu është e drejta e Opzitës që po shkelet. Ju jeni të gatshëm të fikni dhe dritat vetëm që shqiptarët të mos shohin asgjë. Shqiptarëve u mohohet e drejta, për të mos patur shpresë.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *