“Ça i thoni bravo këtij”/ Rama nuk ia përton komentuesit: Mos u mërizt i dashur…

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit disa pamje në rrjete sociale nga ndërtimet që po zhvillohen në Fushë-Krujë pas tërmetit, ku kreu i vendit bën me dije se janë drejt fundit.

Në komentet e shumta nuk kanë munguar as skeptikët dhe kritikët, njëri prej të cilëve ka marrë vëmendjen e Ramës, i cili nuk ka qëndruar dot pa ia kthyer një përgjigje.

Komentet:

Komentuesi: Ca bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu.

Edi Rama: Nuk ka leke bote ketu i dashur Enes dhe qe te jesh i mireinformuar, per ato projekte qe bota kontribuon per Rindertimin nuk ia jep leket qeverise, po i ben te gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanite… U kuptuam besoj, keshtu qe mos u merzit nga gjerat e mira qe behen, se per njerezit janë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *