“Ça u bë, u bë”, kështu është shprehur përpara togave të zeza 37 vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili vrau të atin. Pa asnjë shenjë pendese, 37 vjeçari nuk ka mohuar atë ca ka ndodhur, ndërsa gjykata ka vendosur masën Arrest me Burg.
I braktisur nga familja, me pranga në duar dhe nën masa të forta sigurie ai mbërriti mëngjesin e kësaj të diele në Gjykatën e Fierit 37-vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili dy ditë më parë vrau të atin, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj ne Mallakastër .
Seanca gjyqësore ndaj tij drejtohet nga Prokuror Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha.
Më herët në prani të policisë dhe grupit hetimor 37-vjeçari ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e saj, me ftohtësi dhe pa asnjë shenjë pendese.