Caitlyn Jenner është një ndër figurat më të komentuara të Showbiz-it. Transgjinorja e famshme ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e saj drejt politikës muajin e kaluar.
Ajo po kandidon në qeverinë e Kalifornisë, gjë që nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjete sociale dhe programe televizive.
Zgjedhja e saj duket se nuk do të ndikojë tek vajzat e saj, ndaj i ka këshilluar të qëndrojnë jashtë fushatës së saj politike.
Caitlyn e cilësoi politikën të ndyrë dhe të rrezikshme e për këtë arsye dyshiron që vajzat e saj të suksesshme të mos përzihen, me përjashtim të Kim.
“Kim tashmë ka ndjekur një rrugëtim politik, pasi ajo ka dhënë opinione për tema delikate e të caktuara,sidomos për burgjet, prandaj nuk do bënte habi të përfshihej. Unë diskutoj më të.”, – është shprehur Caitlyn.
Jenner ka 6 fëmijë nga 3 martesa dhe marrëdhëniet e tyre nuk janë gjithmonë të mira. Madje djemtë e saj janë shprehur publikisht që ndihen të turpëruar prej sjelljeve të saj.
Në familje ajo nuk është e para që zgjedh politikën, pasi dhëndri i saj, Kanye West gjithashtu kandidoi për president në zgjedhjet e fundit, por rezultoi një dështim. Çfarë do të ndodhë me Caitlyn?
/Priza.al/