Caktohen arbitrat, ja kush vendos drejtësi në dy sfidat e sotme

Abissnet Superiore rinis ditën e sotme me dy sfidat e para. Në Adush Muca të Ballshit, Erzeni sfidon vendasit e Bylis për të vazhduar ecurinë pa humbje. Në 17:45, Teuta pret Vllazninë me dy ekipet që kanë synim fitoren për të ndjekur objektivat e tyre. Janë zbuluar gjyqtarët e sfidave në këto dy takime.

Në Ballsh, drejtësinë do ta vendosë Albert Doda i mbështetur nga asistentët, Dojando Myftari dhe Nuri Rrapaj. Në VAR do të jetë Adrian Beqiraj dhe në AVAR, Mario Shazivari.

Në duelin e Durrësit, Kreshnik Bajramaj është kryesori dhe asistentë të tij janë Egin Doda me Endrit Veselin. Klodjan Prenga do të jetë në VAR dhe Nertil Bregasi në AVAR.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *