Caktohet data e gjyqit për vulën e PD

Seanca gjyqësore në të cilën do të vendoset se kujt ‘grupimi’ brenda Partisë Demokratike do t’i takojë vula, do të mbahet më datë 3 mars. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, tashmë Apeli i vetëm në vend, njoftoi ditën e sotme se trupi gjykues do të përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali dhe anëtarë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Njoftimi:

Përshendetje!
Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:
Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.
Ju faleminderit!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *