Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike më datë 3 Nëntor.
Mësohet se çështja që do të shqyrtohet lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021
Njoftimi i plotë:
Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju njoftojmë se:
Në datë 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit datë 18.03.2021 të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbehet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
P.s. kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021.