Inter fitoi minimalisht mbrëmjen e djeshme ndaj Portos në San Siro me rezultatin 1-0.
Pas përfundimit të ndeshjes, Hakan Calhanoglu flet për “Inter TV” dhe ia dedikon çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Turqisë.
“Ky çmim “MVP” është për vendin tim, do të doja ta nxjerr në ankand për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit. Kam pasur javë të vështira, nuk kanë qenë të lehta për mua dhe për këdo, nuk janë ditë për t’u mbajtur mend për atë që ndodhi.
Ndeshja ndaj Portos ishte e komplikuar. Shpresoj që atje të bëjmë një performancë të mirë dhe të arrijmë të kualifikohemi në çerekfinale”, është shprehur Hakan Calhanoglu.