Calhanoglu thumbon Milanin: Interi është shumë më i fortë se “djalli”

Hakan Calhanoglu ish-lojtari i Milanit ka thumbuar “djallin”, teksa ka thënë se skuadra e Interit, ekip që ai aktualisht luan, është më i fortë se kuqezinjtë.

“Ardhja në Inter nga Milani nuk është një hap i lehtë, por kam punuar shumë dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Italisë.

Kur Milani fitoi Scudetton dhe skuadra ime zuri vendin e dytë, njerëzit u sollën sikur të isha i vetmi përgjegjës për të”, citon futbollistin turk për Football-Italia.

“Jam shumë i lumtur te Interi. Këtu, tifozët këndojnë emrin tim edhe gjatë ngrohjes së zakonshme, të cilën nuk e kam dëgjuar kurrë në katër vjet në Milano.

Interi është shumë më i fortë se Milani. Në derbin e humbur u zëvendësova në minutën e 75-të me rezultatin 1-0, pas së cilës pranuam dy herë. I thashë hapur trajnerit se e konsideroj fajtorin e asaj disfate. Në Kupën e Italisë, ne mundëm Milanin 3-0”, tha Calhanoglu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *