‘Call center-at’ mashtrues dhe hakerat, rrezik për sigurinë/ Gazetari investigativ: Duhet të futen te emergjencat e Policisë së Shtetit

Kompanitë e ndryshme të Call-Centera-ve nuk janë më vetëmm një front pune për mijëra të rinj në Shqipëri, por edhe një eksperiment i rezikshëm hajdutërie dhe mashtrimi që po tolerohet në vendin tonë prej vitesh falë mungesës së vigjilencës së shtetit.

Vetëm pak ditë më parë “Priza.al” në një shkrim të sajin, publikoi faktet e një denoncimi se si qytetarë të ndryshëm merreshin në telefon nga operator call-centera-sh dhe u kërkohet të jepnin të dhënat e tyre personale të ID-së, për t’u bërë “përfitues” ofertash telefonike nga gjoja kompanitë celulare.

Edhe pse ne e denoncuam këtë fakt, asnjë lloj reagimi nuk erdhi nga asnjë prej agjencive ligjzbatuese apo Policisë së Shtetit.

Por në lidhje me këtë çështje, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi sot Live në “ABC LIVE” se, policia e shtetit ka tre emergjenca, ku njëra prej tyre janë edhe kontrolli i Call-centerave.

Kosovë: 18 vetë në pranga për mashtrime nga call-center | Ballkani | DW | 08.04.2021

“Call Center-at duhet t’i kalojnë në sitë, ata me çfarë nuk merren. Në Kosovë ndërhyri vetë Gjermania. Call Center vendndodhjen ka në Shqipëri, aktivitetin nuk e ka këtu. Shumica i ke në apartamente.

Kjo duhet të goditet sepse po bëhemi problem. Janë jashtë kontrollit. Në Shqipëri ka shumë hakera të huaj që janë duke kryetra aktivitete kriminale që policia e shteti nuk u përgjigjet dot”,- deklaroi gazetari Hoxha.

Prokuroria shënjestron rastin e mashtrimeve me “call center”, 24 persona të përfshirë - Lajmet e fundit - Zëri

Sipas tij, “policia nuk e ka problemin këtu, por te sektorët e parandalimit të krimit, policia kriminale është njëlloj si në fundin e shekullit të kaluar. Ky sektor duhet ribërë dhe të ketë një platformë të qartë.

Krimi ekonomik, sektori është ku ‘thërret qameti’. Ka aq pak njerëz sa ata nuk arrijnë që të regjistrojnë referimet dhe jo të hetojnë dhe tjetri, sektori i krimit kibernetik që është emergjent. Kemi një sektor atje, kemi lidhur gomarin atje, dhe u themi shko kap atë me Ferrari”.

Mashtrimet me Call Center, Gjermania kërkon të ekstradohen të arrestuarit - Kosova

Vetëm pak ditë pasi u emërua në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, firmosi urdhrin për ndryshimet e 12 drejtuesve të qarqeve. Gazetari Artan Hoxha ishte kritik me lëvizjet e fundit.

“Lëvizjet e para që bëri ishin shumë pozitive, pagesat për orët shtesë për punonjësit e policisë, ku rroga bazë e tyre është 430 mijë lekë të vjetra në muaj. Ai pezulloi një seri veprimesh për t’i filtruar dhe kaloi te vendosja e drejtueseve në 12 qarqe. Nuk mund të ndryshosh 12 drejtorët e qarqeve njëherësh, pasi është kot për propagandë.

Skema e mashtrimit e një "call center"-i në Ballkan

Çdo drejtues ka disa objektiva kur merr detyrën, ti i jep një kohë të caktuar dhe nëse dështon largohet, por jo ti ndërrojmë, këtë nuk e kuptoj, nuk është rezultative. Janë të njëjtët njerëz që rrotullohen.

Më mirë të lëviznin pak, por të rinj, që të provonin veten, sepse kemi mbetur si në politikë, janë po të njëjtët njerëz që qarkullojnë. Nuk pres ndonjë gjë të madhe. Tani po emërohen shefat e komisariateve dhe krimeve dhe po mundohet të bëjë një kupolë të re”,- tha ai.

/Burimi: Abcnews.al/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *