‘Call-Centerat’ dhe ‘Brokerat’ që bënin namin me vjedhje/ SPAK dhe Gjermania nisin hetimin për 13 subjekte ‘grabitqare’

13 kompani Call Center-i janë vënë nën  hetim nga SPAK për mashtrimin me pasoja të rënda në kuadër të veprave kriminale, të cilat dyshohet se u kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se hetimi ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.

Mësohet se janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.

Qytetarët kanë rënë pre e një skeme mashtrimi financiar duke u kontaktuar  nga specialistë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë. Ata mashtrohen duke investuar  jashtë vendit të tyre në depozita financiare të rreme.

Vetëm pak ditë më parë “Priza.al” në një shkrim të sajin, publikoi faktet e një denoncimi se si qytetarë të ndryshëm merreshin në telefon nga operator call-centera-sh dhe u kërkohet të jepnin të dhënat e tyre personale të ID-së, për t’u bërë “përfitues” ofertash telefonike nga gjoja kompanitë celulare.

Edhe pse ne e denoncuam këtë fakt, asnjë lloj reagimi nuk erdhi nga asnjë prej agjencive ligjzbatuese apo Policisë së Shtetit.

Vetëm pak ditë pasi u emërua në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, firmosi urdhrin për ndryshimet e 12 drejtuesve të qarqeve. Gazetari Artan Hoxha ishte kritik me lëvizjet e fundit.

“Lëvizjet e para që bëri ishin shumë pozitive, pagesat për orët shtesë për punonjësit e policisë, ku rroga bazë e tyre është 430 mijë lekë të vjetra në muaj. Ai pezulloi një seri veprimesh për t’i filtruar dhe kaloi te vendosja e drejtueseve në 12 qarqe. Nuk mund të ndryshosh 12 drejtorët e qarqeve njëherësh, pasi është kot për propagandë.

Çdo drejtues ka disa objektiva kur merr detyrën, ti i jep një kohë të caktuar dhe nëse dështon largohet, por jo ti ndërrojmë, këtë nuk e kuptoj, nuk është rezultative. Janë të njëjtët njerëz që rrotullohen.

Më mirë të lëviznin pak, por të rinj, që të provonin veten, sepse kemi mbetur si në politikë, janë po të njëjtët njerëz që qarkullojnë. Nuk pres ndonjë gjë të madhe. Tani po emërohen shefat e komisariateve dhe krimeve dhe po mundohet të bëjë një kupolë të re”,– tha ai.

Lexoni edhe:

Sekserët e mikrofinancave ‘godasin’ sërish/ U vjedhin të dhënat qytetarëve me telefonata anonime dhe tërheqin kredi konsumatore brenda një ore  

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *