Capital T habit me deklaratën e tij: Tradhëtia është “nderi më i madh” që më kanë bërë

Capital T është një prej reperëve më të njohur të tregut muzikor dhe nëse ka diçka që shpesh e veçon nga artistët e tjerë, përtej pjesës së muzikës, është fakti që nuk nguron të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë si në intervista, ashtu edhe në deklaratat e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në podcast-in, “Zë me Mirën”, ku sigurisht ka folur edhe për jetën private. Artisti ka ndarë disa detaje që nuk i kishte rrëfyer më parë. Kështu, reperi i njohur pranoi se ka tradhëtuar në marrëdhëniet që ka pasur. Le të themi që ka tradhëtuar në një farë mënyre, sepse në fakt u shpreh se nuk e kishte fjalën për tradhëtinë në sensin e marrëdhënieve seksuale, por me flirtime, vështrime apo ndoshta edhe biseda me dikë tjetër. E ndërsa “tradhëtia” e vetë Kapos ha debat, ajo që është e sigurt, sic ai ka rrëfyer, është se e kanë tradhëtuar.

Edhe pse është diçka që nuk është fare e lehtë të pranohet, Capital-i e bëri, madje e quajti si “nderin më të madh” që dikush i ka bërë në jetë dhe arsyen e shpjegoi si më poshtë:

“Ka qenë ndoshta nderi më i madh që më kanë bërë në jetë. Ajo (tradhëtia) më ka bërë më mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam qenë shumë i ri. Kam hyrë në analiza, për shembull, që s’i kisha menduar në atë moshë…që pamja s’është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë (ai me të cilën e kanë tradhëtuar) person më i mirë, më i komunikueshëm, di të flasë më mirë, t’i shpjegojë ose t’i trajtojë gjërat më mirë.”

Pra le të themi që reperi është një nga ata persona që nxjerr mësime edhe nga situatat më të vështira.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *