Modelja dhe aktorja e njohur Cara Delevingne ka dalë përpara botës si biseksuale dhe duket se është më e lumtur se kurrë për këtë vendim. Jo vetëm kaq, por modelja ka realizuar edhe një dokumentar për seksin me BBC-në të titulluar “Planet Sex”, i cili mesa duket i ka ndryshuar jetën.
Shfaqja hapur si biseksuale e ka ndihmuar Cara-n të jetë rehat me veten, duke luftuar kështu homofobinë e brendshme. Madje modelja e njohur shpreson se dokumentari i saj do të ndihmojë edhe të tjerë që ndodhen në të njëjtën situatë si ajo.
“Kjo ka ndryshuar shumë jetën time. Tani jam më e lumtur se kurrë. Ndihem vërtet krenare për atë që kemi krijuar”, tha Cara.
Ndërsa shtoi se : “Nuk mund të flisja me askënd për këtë. Kisha homofobi të brendshme dhe turp. Mendoja se isha anormale. Kam menduar t’i jap fund jetës sime, disa herë dhe jam shumë e lumtur që nuk e kam bërë, sepse nëse mund të ndihmoj ndonjë person tjetër, kjo do të thotë shumë për mua.”
Ndërsa më herët kujtojmë që Cara Delevingne i ka dhuruar shkencës orgazmën e saj për dokumentarin “Planet Sex”.
Në serinë e BBC, modelja dhe aktorja vizitoi një spital në Gjermani dhe dhuroi një mostër të gjakut të saj para dhe pas aktit, në mënyrë që të zbulojë se çfarë i bën orgazma kimisë së trupit të një personi.