Reperja Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur reperja me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka ndarë një fotografi me beben e porsalindur në krah dhe me bashkëshortin e saj. Çifti shfaqet në një shtrat spitali, duke parë me dashuri djalin e tyre të sapo ardhur në jetë.
“9/4/21,” shkroi Cardi në postim, duke shtuar disa emoji. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi emrin e të birit. Ndërsa në një deklaratë, dyshja tha:
“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai ka që tani aq shumë dashuri nga familja e miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.”
Reperja e dha lajmin e pritjes së ëmbël në qershor. Çifti janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, të quajtur të Kulture. Ndërsa Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë.
View this post on Instagram
/Priza.al/