Carlo Anceloti bën përgjegjës brazilianin për humbjen në La Liga, “Ai duhet të zgjohet nga gjumi”

Carlo Ancelotti i kërkoi Eder Militaos të “zgjohej” pas gabimit të tij bazik që çoi në golin e parë të Real Sociedad kundër Real Madridit.

Shpresat e Los Blancos për titull morën fund në Anoeta pas humbjes së tyre 2-0 ndaj Real Sociedad të martën në mbrëmje.

Militao duhet të mbajë pjesën e tij të fajit sepse pasimi i tij i gabuar në drejtim të Curtua solli golin e parë të Real Sociedad.

Pa lojtarë si Vinicius Jr dhe Karim Benzema, sulmit të Madridit i mungonte vizioni dhe gjërat u ndërlikuan kur Dani Carvajal u përjashtua nga fusha pas një ore, përpara se Ander Barrenetxea të shtonte një gol të dytë për të vulosur fitoren e Sociedadit.

Kur Ancelotti u pyet për gabimin e Militaos, italiani shprehu zhgënjimin e tij. “Jam dakord, ai duhet të zgjohet. Dhe duhet ta bëjë sa më shpejt,” tha ai.

Real Madridi përballet me Osasunën në një ndeshje finale të Kupës së Mbretit dhe trajneri pranoi se humbja nuk ishte përgatitja ideale përpara një finaleje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *