Policia greke, e cila po investigon për vrasjen e Caroline Crouch, shprehet se “gjithçka është ende e hapur”.
“Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet sepse gjithçka është akoma e hapur”, tha zëdhënësi i policisë Theodoros Chronopulos. Ende nuk kemi vendosur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë … me të ashtuquajturën “lidhje gjeorgjiane “.
Sipas dëshmisë së bashkëshortit të së ndjerës, Z. Anagnostopulos, grabitësit ishin të huaj pasi flisnin një greqishte të dobët.
“Lideri tyre bërtiste vazhdimisht “Ku janë paratë. Ku janë paratë. Dhe unë i thashë do të të tregoj, thjesht, të lutem, mos na dëmto. Unë u thashë atyre që të shkonin në bodrum dhe të shikonin brenda kutisë të lojës Monopoly ku kishte rreth 10,000 euro”, ka deklaruar ai.
“Pas kësaj, ata më lidhën me një litar; duart dhe këmbët në pozicion embrional. Dhe pastaj ata më lidhën qafën me ngjitëse. Ishte shumë e shtrënguar. Dhe pastaj më mbuluan gojën dhe pjesë të hundës”.
Pasi kanë lidhur bashkëshortin, kriminelët janë vërsulur drejt Caroline. Si një sportiste e kikboksit ajo i ka rezistuar sulmit, por grabitësit e kanë mbërthyer dhe e kanë mbytur me një palë pantallona, deklaroi raporti mjekësor.
Detajet gjeorgjanit të arrestuar gjatë fundjavës nuk u zbuluan. Ai u kap përgjatë kufirit Bullgar, duke u përpjekur të largohej nga vendi me një pasaportë false. Ai u dërgua në Athinë për t’u marrë në pyetje nga hetuesit që merren me çështjen.
Që nga vrasja, policia ka filluar kërkimet në të gjithë vendin për të gjurmuar fajtorët, duke rritur kontrollet e sigurisë përtej kufijve të vendit.
Qeveria ka postuar gjithashtu një shpërblim prej 300,000 euro për informacionin i cili do të ndihmojë në arrestimin e tyre.
/Marrë nga ‘The Indipendent’/Përshtati: Priza.al/