Casemiro largohet në lot: Te Reali ndërtova jetën dhe familjen time

Casemiro është larguar nga Real Madrid mes lotësh. Mesfushori dha një konferencë të fundit para se të prezantohet te Manchester United.

“Kur u largova nga Sao Paolo e dija se një ditë do të luaja në skuadrën e parë të Realit. Këtu ndërtova jetën time, familjen time.

Fitova shumë tituj, por më e rëndësishmja ishte që kisha mundësinë të stërvitesha çdo ditë këtu.

Me Kroos dhe Modriç kemi arritur rezultate të mëdha, kemi shijuar futbollin. Një ditë do të kthehem për të dhënë ndihmën time në këtë klub”, deklaroi Casemiro mes të tjerash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *