Castel Meur, shtëpia e ndërtuar midis dy shkëmbinjve

E ndërtuar në një fshat bregdetar në Francë, Castel Meur, e njohur gjithashtu si La Maison du Gouffre ose “shtëpia midis shkëmbinjve”, daton që nga viti 1861. Godina është e vendosur në mënyrë spektakolare midis dy shkëmbinjve të mëdhenj graniti, për ta mbrojtur atë nga stuhitë famëkeqe të zonës.

Në kohën kur u ndërtua, përkatësisht në shekullin XIX, nuk kërkohej leje planifikimi, e ndaj sipas asaj që dihet, një burrë u dashurua me gadishullin dhe thjesht vendosi të ngrinte një shtëpi aty, duke e ndërtuar atë mes një ‘djepi’ dhe me shpinë të kthyer nga deti.

Vila u banua për një kohë të konsiderueshme, por pas shekullit të XX, ajo u shndërrua në një shtëpi pushimi. Në vitin 2004, mbesa e pronarit origjinal u zhvendos nga SHBA-ja në Francë dhe u transferua në vilën piktoreske.

Zona Plougrescant në Francë, ku dhe ndodhet shtëpia, është e njohur për bukurinë e saj dhe relievin e thyer. Bordi i turizmit në vend e përshkruan atë si “pika më e çmendur veriore e rajonit”. Gjithashtu, bordi rekomandon vizitën e kishës Plougrescant e cila, “duket sikur ka dalë nga faqet e një përralle”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *