Ç’duhet të dish për marrëdhënien e pavarur?

Marrëdhëniet e pavarura lidhen me idenë se dy persona mund të krijojnë një lidhje të shëndetshme dhe të bukur, njëkohësisht të kryejnë më vete aktivitetet e tyre të përditshme, në mënyrë krejt të pavarur.

Në një marrëdhënie të pavarur, partnerët kanë autonomi të plotë, por janë të aftë të krijojnë një lidhje intime dhe romantike. Pra, marrëdhënia e pavarur lidhet ngushtë me konceptin se ti duhet të ruash rutinën dhe pasionet e tua, pa sakrifikuar jetën, përditshmërinë, miqtë, apo nevojat e tua, duke ruajtur vlerat, dëshirat dhe individualitetin tënd.

Shenjat që tregojnë një marrëdhënie të pavarur:

Komunikon kufijtë e tu dhe ato respektohen maksimalisht

Ndjek pasionet dhe interesat e tua, të cilat jo domosdoshmërisht përfshijnë partnerin

Merr përgjegjësi për veprimet e tua

Komunikon qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dëshirat dhe nevojat e tua te personi tjetër

Nuk bën kompromis me vlerat dhe autenticitetin tënd

I takon miqtë njësoj si përpara lidhjes

Gjen kohë për veten

I thua hapur partnerit/es nëse ke nevojë për kohë vetëm

Si mund ta bësh marrëdhënien tënde më të pavarur?

Të ndjekësh pasionet e tua

Të vendosësh kufij vetjakë dhe t’i respektosh

Të mësosh të thuash “jo” kur nuk do ta bësh diçka

Të zbulosh si ndihesh kur nuk je me personin e zemrës

Të kujdesesh për veten, duke i dedikuar kohë shëndetit fizik dhe mendor/Anabel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *