Ceferin i ashpër me Super League: Ka përfunduar si projekt njëherë e përgjithmonë për mua

Super League vazhdon akoma të suynojë me “tenelovelën” e saj edhe pse 9 klube u tërhoqën, teksa vetëm Barcelona, Real Madrid dhe Juventus vazhdojnë të këmbëngulin për të.

Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin, ka goditur ata që tentuan të bëjnë një kompeticion për miliarderët, të mbyllur dhe vetëm për një pjesë të klubeve të futbollit.

“Miqtë e mi, kur ka harmoni mes UEFA-s dhe shoqatave anëtare të saj, klubeve, ligave, lojtarëve, trajnerëve, tifozëve, partnerëve të tjerë dhe të çdo qeverie europiane, mund të fitosh.
Ai ishte një projekt arrogant dhe përçmues, i ideuar nga një grusht miliarderësh që nuk mund të pranojë idenë se si në një fushë futbolli edhe në jetë mund të humbni ndaj dikujt që është më i vogël se ju. Në të tilla raste fiton futbolli.

Kjo Super League, që nuk më pëlqen ta quaj kështu sepse vetëm super nuk është, ka përfunduar si projekt njëherë e përgjithmonë për mua. Ose të paktën për 20 vite, se më vonë nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, ka deklaruar Ceferin.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *