Çekia: Kosova të themelojë Asociacionin, ndërsa serbët të kthehen në institucione

Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë ka reaguar lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, pas largimit të Listës Serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa serbëve u ka bërë thirrje që të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Jam shumë i shqetësuar për tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës. I bëj thirrje të gjithë të përfshirëve që t’i kushtojnë vëmendje thirrjes që përmban Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë @JosepBorrellF në emër të BE-së”, thuhet në njërin postim.

Gjithashtu, Çekia u bën thirrje të dyja vendeve që të përmbahen nga “çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim”.

“Presidenca Çeke u bën thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucionet e Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në postin tjetër.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *