Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, e cila u denoncua në media për shkelje të kodit zgjedhor, janë vendosur sanksione.
“Një pjesë edhe janë raportuar në KQZ, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara ky numër është shumë herë më i ulët. Për denoncimet në disa raste kur kemi gjetur prova kemi vendosur sanksione, kemi pasur raste kur denoncuesit nuk kanë pasur prova.
Ne kemi menduar që 30 vite do të ishin mjaftueshëm për një shoqëri që të krijonte një standard demokracie. Situata them se ka ndryshuar, në këto zgjedhje ka një qasje tjetër dhe një sjellje tjetër të përfaqësuesve të këtyre institucioneve, nuk e kanë më atë arrogancë. Janë përgjigjur për të sjellë informacion, shpjegime kanë marrë pjesë edhe në seancat dëgjimore. Vendimet që merr KQZ, qoftë KAS apo Kolegji Zgjedhor, në vlerësimin tim nuk krijojnë avantazh apo dizavantazh për njërën apo tjetrën palë. Të thuash se vendimi është marrë sepse i ka shërbyer filanit pa provë më duket pa sens”, u shpreh Celibashi.