Celibashi pret shpresat për votim elektronik në të gjithë vendin, të dhënat nga zgjedhjet e 6 marsit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e sotme ka folur për qëndrimet që po mbajnë aktorët politikë në lidhje me Reformën Zgjedhore, si edhe ka publikuar disa të dhëna në lidhje me zgjedhjet e fundit, ato të 6 marsit.

Celibashi u shpreh se përqindjen më të madhe në  zgjedhje e ka grupmosha mbi 65 vjeç dhe më pas shtoi se votimi elektronik në të gjithë vendin nuk mund të aplikohet pasi koha nuk premton.

Kreu i KQZ tha se pavarësisht kohës që po ecën, partitë politike ende nuk kanë bërë asnjë reflektim dhe sa më shumë që koha kalon, aq më shumë do të vështirësohet përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme.

Sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit ai tha se numri më i lartë i votuesve i përket moshës 55-64 vjeç  dhe pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 30%.

“Nuk prisnim ndonjë përgjigje nga Partitë Politike për Reformën Zgjedhore, pavarësisht thirrjeve që ne kemi bërë. Nuk kemi parë deri tani asnjë reflektim prej tyre.

Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë do të ketë përkeqësim të situatës. Nuk marr përsipër që të bëj gjykatësin e tyre. Procesi do të ishte mirë që të fillonte sa më shpejt që është e mundur“, tha Celibashi. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *