Celine Dion reagon ndaj përdorimit të paautorizuar të këngës së saj në fushatën e Trump-it

Ekipi i Celine Dion ka shprehur zemërim ndaj Donald Trump për përdorimin e këngës së saj “My Heart Will Go On” në një takim fushate në Montana.

Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë X të këngëtares, thuhet se përdorimi i këngës nuk është autorizuar dhe Celine Dion nuk e aprovon këtë përdorim.

Ekipi i Dionit dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc, janë në dijeni të këtij përdorimi të paautorizuar, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të ndërmarrin masa ligjore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *