Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:
Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurrencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët.