Vizita e fundit në Tiranë e saj dha sinjale sikur punët ishin “mirë” dhe mes kryeministrit Rama dhe shefes së Bundestagut, ishin “shkrirë akujt”, por asgjë nuk ka qenë e qartë…
Vetëm sot, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e deklaroi vetë se, nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, për pranimin e tyre në Bashkimin Europian.
“Unë nuk e përkraha caktimin e një date për pranimin e tyre në BE”,- u shpreh kancelarja.
“Nuk besoj në data, besoj në premtime të mira. Kur kushtet të plotësohen, anëtarësimi mund të ndodhë”,- u shpreh ajo. Nga ana tjetër, Merkel e bëri të qartë se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi nuk është e lehtë, por sipas saj ka pasur përparim edhe pse modest.
“Nuk është e lehtë zgjidhja e këtij problemi, por janë bërë disa hapa të vegjël në drejtimin e duhur. Procesi i Berlinit ka pasur një efekt vërtet pozitiv në rajon, e kjo duket kur shikoni gjashtë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. Por jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, janë pajtuar për çdo detaj. Ne biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për kapërcimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura.
Në samitin e Sllovenisë, Bashkimi Europian tregoi se dëshiron të riafirmojë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë”,- u shpreh kancelarja Merkel.
/Priza.al/