Kryeministri Edi Rama pritet që këtë pasdite së bashku me delegacionin shqiptar të udhëtojë drejt Brukselit për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Mësohet se Ramën do ta shoqërojë shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, zv.ministra e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Konferenca do të mbahet paraditen e 19 korrikut, si dhe pritet të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa delegacioni i BE-së do të kryesohet nga ministri i jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.