Do të zhvillohet në qytetin e Korçës shfaqja e parë e Komedisë “Celula Seksuale”.
Një komedi e cila përcjell humor por edhe që trajton edhe problematika të jetës së përditshme.
Shfaqja bën fjalë për 4 gra të cilat janë punonjëse në një call center ku shesin lodra seksuale dhe ku përcillet miti i mëmësisë, më shumë flasin për marrëdhënien nënë-fëmijë, duke shpalosur këtu edhe mjaft aspekte të aktualitetit shqiptar.
Për producentin dhe aktoren Shegshe Bebeti kjo komedi ia ka arritur që te bëjë publikun të qeshë dhe të qajë.