Celulari i vrasësit të dyshuar serial, Nuredin Dumani, do të dërgohet jashtë shtetit për një ekspertizë më të detajuar, pasi mundësit dhe kapaciteti i e hetuesve shqiptarë deri këtu ishin.
Kjo do të bëhet me qëllim zbardhjen e komunikimeve të tij, pasi në celular është gjetur programi “EncroChat” që përdoret për komunikimet e koduara.
Bisedat me këtë program lexohen vetëm nga bashkëbiseduesit dhe më pas fshihen në pak sekonda.
Ndërkohë grupi i hetimit është në pritje të analizës së ADN-së së personit të dyshuar për të paktën 7 ngjarje, e cila po ballafaqohet me provat e gjetura në disa ngjarje kriminale.
Hetimet për zbulimin e autorëve të plagosjes së Nuredin Dumanit po vijojnë dhe krahas tyre edhe për ngjarjet e tjera ku 37-vjeçari është akuzuar nga prokuroria si autor apo bashkëpunëtor.
Deri në këtë fazë hetuesit kanë në duar një profil gjenetik të Dumanit por edhe telefonin e tij i cili po mendohet të dërgohet drejt shteteve të tjera më qëllim zbërthimin e tij dhe përfitimin provave të tjera.
Tri ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili dyshohet për të paktën shtatë ngjarje të rënda, prokuroria e Elbasanit po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me autoritetet e huaja më qëllim zbërthimin e telefonit të 37-vjeçarit.