Censurë medias në Kuvend, Albana Vokshi: Ruçi të tërheqë vendimin dhe të kërkojë ndjesë publike!

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar Kuvendit të tërhiqet nga ndalimi i gazetarëve në komisionet parlamentare.

Ajo thotë se Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht për vendimin e gabuar, politik dhe të paligjshëm.

Ndër të tjera, deputetja thotë se kufizimi i lirisë së medias është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës në një vend që pritet të hapë negociatat me BE.

Postimi i plotë

Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.

Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

 Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *