Në përvjetorin e 25-të ministria e Jashtme, Olta Xhaçka shpreh mirënjohjen ndaj OSBE-së, si dhe rolin që ajo ka pasur në reformat e rëndësishme të vendit.
“25 vjet OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së”, shprehet Xhaçka.
Sakaq, ajo thekson se vendi ynë i është mirënjohëse, në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.
“Shqipëria i është mirënjohëse OSBE- së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat. Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria”, shkruan ajo.