Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me betimin e presidentit të zgjedhur, Barjam Begaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka ndarë edhe pamjet nga përgatitjet e bëra për ceremoninë që pritet të mbahet pas betimit të Bajram Begajt si president në kuvend.
Sakaq shton se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët dhe pse shpesh kanë sabotuar punët.
Postimi i plotë:
Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana.
Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, Bashkia Tiranë është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë! ??❤️