Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku.
Çuçi tha se drejtori i ri është me integritet dhe me shumë përgjegjësi.
Sakaq shtoi se emërimi i Rrumbullakut vjen në një moment shumë të rëndësishme për reformimin e Policisë së Shtetit.
“Drejtori i ri vjen në një moment shumë të rëndësishëm të reformimit të Policisë së Shtetit. Një proces transformimi që ka marrë kohën e vet. Nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara këtë detyre. Veç kritereve ligjore, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional. Është nga të pakët që ka qenë në pjesën më të madhe në profesione me përgjegjësi dhe e ka pasur të qëndrueshme. Rrumbullaku, ju sot do të merrni në dorëzim flamurin e organizatës. Ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, por flamuri i vetëm të cilit i përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, edhe përfaqësues të policisë dhe çdo shqiptar i mirë është gati ta japë jetën, është flamuri me dy krerë. Mos e harroni në asnjë ditë të punës suaj”, ai.