Certifikata e vaksinimit që po bën ‘lëmsh’ Europianët/ KE merr vendimin drastik nga 1 shkurti 2022 dhe ndryshon…

As teoricienët dhe studiuesit më të famshëm të teorive anti-Konspiracion nuk do të ishin në gjendje të parashikonin kaosin dhe “lojën e madhe” që BE-ja po bën me certifikatat e vaksinimit që kanë bërë “lëmsh” qytetarët e bindur të kontinentit plak.

Tashmë nuk ka më asgjë absolute në Europë, por relativiteti i certifikatave të vaksinimit ndaj koronavirusit, duket se do të bëhet i frikshëm, kjo pasi certifikata do të “skadojnë” nëntë muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Pra që gjithmonë dikush të qarkullojë apo të marrë shërbime në territorin e Bashkimit Evropian, duhet që herë pas here të bëjë nga një dozë vaksine anti-covid, me qëllim që atij apo asaj ti rinovohet certifikata, pa të cilën ke mjaftë privime lirie.

Tani për tani BE-ja po deklaron se, në mënyrë që këto certifikata të jenë të vlefshme duhet të aplikohet doza e tretë e vaksinës. Ky vendim pritet që të hyjë në fuqi më 1 shkurt, sipas njoftimit të Komisionit Evropian.

Kjo nismë është marrë me justifikimin që “të inkurajohen qytetarët që të kryejnë dozën përforcuese, për të rritur mbrojtjen ndaj variantit të ri të koronavirusit ‘Omicron’, por edhe atyre ekzistuese”.

Ndërkohë, Greqia ka pasur një propozim akoma më “ekstrem”. Komiteti i Ekspertëve në shtetin helen, ka rekomanduar reduktimin e kohëzgjatjes së certifikatës së “Covid” në 3 muaj.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të shqyrtojë propozimin e shkencëtarëve dhe pritet të vijojë me njoftimet përkatëse. Sipas sugjerimit, të gjitha certifikatat e  lëshuara deri më 30.10.’21 do të skadojnë më 31.01.’22.

Pas 3 muajsh, pacientët do të kenë një muaj kohë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit dhe për të marrë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të lëvizin lirshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *