“Sindroma e djalit të mirë” është një togfjalësh i përdorur në internet dhe përshkruan saktësisht çunat që i bëjnë gocat dhe gratë të mendojnë se ata janë “djem të mirë”. Këta persona sillen mirë, respektojnë gocat dhe gjithmonë, ama GJITHMONË, presin diçka në këmbim.
Cilat janë “simptomat” e “sindromës së djalit të mirë”?
1. Kujton nderet që bën për ty
2. Thotë shprehje si: “Ti je kaq e bukur. S’e di pse flet me mua”
3. Kërkon diçka në këmbim
4. Mendon se respekti duhet të shlyhet në shumë mënyra
5. Nuk është i sinqertë dhe shpesh të manipulon
6. Është një person narcist dhe përqendrohet vetëm te vetja
7. Kontrollon dhe mban sekrete
Cilat janë karakteristikat?
Nuk pranon refuzimin
Nëse ti e refuzon me mirësjellje, ai e merr shumë personale dhe nis të shfaqë atë fytyrën tjetër, që e ka fshehur me kaq përkujdesje.
Sillet mirë që të përfitojë
Nuk ka asgjë të keqe me të qenit i sjellshëm, përkundrazi. Por, nuk duhet të bërtasësh me të madhe që je një person i sjellshëm. Domethënë, nëse ka diçka që duket në mënyrë tejet të qartë është mirësjellja.
Ul çunat e tjerë, po, edhe shokët!
I ke parasysh shprehjet: “Ai qelbësira ta bëri këtë, unë s’do e bëj kurrë”; “Haha, po ça simpatiku, ai e ka hundën e madhe”; apo kur tregon sekretet dhe biseda të ndjeshme për një të njohur? Këto i bën një “djalë i mirë” që mirësjelljen e bazon te gjinia dhe nuk e ka për siklet të degradojë një person që të duket cool te dikush tjetër.
E sheh raportin sentimental si meritë
Nuk mund të dalësh me dikë sepse është çun i mirë, se historia ka treguar që nuk është i vetmi kriter që formon një lidhje.