Deputeti, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me gjyqin për çështjen “Babale”.
Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se procesi i sotëm gjyqësor u manipulua me dëshmitarë të rremë.
Sakaq shtoi se ai do të respektojë çdo vendim të gjykatës.
“Të nesërmen pas akuzës, i dënuari iku në Itali. Prokuroria u morr me denoncuesit dhe jo veprës. Unë i qëndroj asaj çfarë kam dëshmuar, faktet janë dëshmuar. Procesi u manipulua me një dëshmitar të rremë. Ende dhe sot nuk ka një hetim pasuror as për Fatmir Xhafën, vetëm sepse kanë pushtet. Çdo vendim të gjykatës unë do e pranoj, por prokurorët ose janë larguar ose janë dhënë dorëheqje. Sot ata nuk janë në pushtetin gjyqësor. Jam i bindur që do ketë vendim pafajësie”, tha ai.