Seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD, Ervin Salianjit për çështjen “Babale” është shtyrë.
Burime për median bëjnë me dije se seanca e radhës është përcaktuar për ditën e hënë më 18 korrikut, në orën 14.00.
Mësohet se shkak për shtyrje është bërë mos formimi i trupës gjyqësore, por edhe mungesës së avokatëve për shkak të bojkotit pas vendimit për të dalë kundër hartës se re gjyqësore.